Haradinaj shkarkon një zëvendësministër të MASHT-it

Aktuale February 21, 2018 - 15:09

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Mustafë Myrtaj, nga pozita e zëvendës ministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Myrtaj ishte emëruar në këtë pozitë më 29 shtator 2017, ndërsa shkaqet e shkarkimit nuk janë bërë të njohura, shkruan lajmi.net.

Haradinaj obligon Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për zbatim të vendimit. /Lajmi.net/

Image