Kryetari i VV-së ne Kamenicë: Nuk i mbështesim drejtorët e Qëndron Kastratit

Aktuale February 20, 2018 - 22:03

Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Kamenicë, Bajram Mavriqi ka konfirmuar për Gazetën Monitor se emrat e drejtorëve të rinj në komunën e Kamenicës të propozuar nga kryetari Qëndron Kastrati nuk e kanë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë.

“Valla jo, shumica jo, nuk e kanë. Ky është ekip i kryetarit për të cilin ai po mendon se është i mirë. Realisht ne  si VV nuk jemi pyetur për këta emra, më tepër ka qenë një njoftim” , ka thënë Mavriqi për Gazetën Monitor.