Qeveria nuk përkrah Asociacionin

Aktuale February 20, 2018 - 13:31

Avni Arifi tha se sa i përket Asociacionit të Komunave Serbe do të bëhet një draft i ri.

LEXO EDHE: Arifi: Synojmë përmbylljen e dialogut dhe arritja e marrëveshjes përfundimtare

"Nuk po shkojmë në Bruksel për të biseduar për një marrëveshje të re por për ato ekzistuese. Sa i përket Asociacionit varësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të bëhet drafti i ri. Kjo Qeveri nuk përkrah Asociacionin që përmban shkelje kushtetuese. Çdo marrëveshje që është arritur duhet të implementohet. Asociacioni nëse është në përputhje me kushtetutën  bëhet implementimi nëse jo draftimi", tha ai.