Arifi: Synojmë përmbylljen e dialogut dhe arritja e marrëveshjes përfundimtare
Shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme,
Diasporë dhe Invenstime Strategjike tha se ne bisedimet që do të mbahen me 26 shkurt po synohet të flitet për implementimin e marrëveshjeve implementuese, transmeton Zeri.info.
Sipas tij, po synohet përmbyllja e dialogut dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare. "Synojmë që të jetë proces sa ma gjithpërfshirës dhe ky ekip të kompletohet nga gjitha partitë. Ne nuk kemi pasur asnjë takim me delegacionin.
Ne shkuam herën e fundit në takim por ndodhi incidenti, vrasja e Ivanoviq dhe takimi nuk u mbajt.
E rëndësishme me ju informu është se me 26 është takimi rradhës. Në këtë takim do të bisedohet për implementimin e marrëveshjeve të realizuara.
Synojm përmbylljen e dialogut dhe arritjen e një marveshje përfundimtare", tha ai Ndërsa, deputetje nga rradhët e LDK-së, Vjosa Osmani tha se pret që Qeveria të ketë një platformë në lidhje me dialogun "Pas një pauze besoj që takimin në Bruksel do ta keni me 26 shkurt megjithatë ne synojmë të takohemi me ju para çdo takimi në Bruksel dhe pas Çdo takimi.
Ne ju kemi ftuar të shohim se si është gjendja e deri tanishme e marrveshjeve që janë areitur nga vitu 2011 dhe cila është platforma në lidhje me dialogun.
Presim që Qeveria të ketë një platformë për dialogun", tha ajo./Zeri