Pas kritikave të Edi Ramës, reagon ashpër Ramush Haradinaj

Aktuale February 16, 2018 - 21:58

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas kritikave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për politiken në Kosovë dhe çështjen e Demarkacionit, ka thënë se ai duhet të merret me 'shpikjet' e veta brenda Shqipërisë, shkruan Zëri.info.

Haradinaj me këtë rast ka uruar të gjithë shqiptarët për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

'Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll.

RH', ka thënë Haradinaj në Facebook.

LEXO EDHE: Rama e ‘godet’ përsëri Haradinajn, thotë se e shpiku temën e Demarkacionit