Hoxhaj: Deklarata mes presidentëve i hap rrugë ratifikimit të demarkacionit në Kuvend

Aktuale February 16, 2018 - 11:09

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës, dhe atij të Malit të Zi, për t’i hapur rrugë ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruar në vitin 2015.

Hoxhaj tha se një e drejtë e mohuar për të gjithë qytetarët e vendit që prej tre vitesh po rikthehet për t’i hapur rrugë lëvizjes sonë pa viza në Evropë, gjatë këtij viti.

“FESTA E PAVARËSISË merr kuptim tjetër sot pas lajmit për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanovië për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit. Një e drejtë e mohuar për të gjithë qytetarët e vendit që prej tre vitesh po rikthehet për ti hapur rrugë lëvizjes tonë pa viza në Evropë gjatë këtij viti. Personalisht, jam angazhuar me tërë qenien time gjatë këtyre viteve për të mos ekzistuar një pengesë e tillë. I lumtur dhe falënderues që u dakorduam së bashku me miqtë tanë malazez këto ditët e fundit për nënshkrimin e kësaj deklarate e cila do ti hap rrugë Kuvendit të Kosovës që ta ratifikoj marrëveshjen për demarkacionin dhe ta mbyllim këtë temë sa më herët”, ka shkruar Hoxhaj.

Presidenti Thaçi ka prezantuar sot në një konferencë për media, dokumentin e aneks marrëveshjes për demarkacionin të cilin e ka nënshkruar me presidentin e Malit të Zi