Markoviq: Demarkacioni për Malin e Zi ka përfunduar me ratifikimin e tij në Kuvendin tonë

Aktuale February 14, 2018 - 18:22

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka folur edhe për çështjen e demarkacionit mes Kosovës dhe shtetit të tij, raporton “Zeri.info”.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin, Ramush Haradinaj, Markoviq ka thënë se marrëveshja e Demarkacionit për shtetin e tij ka përfunduar në momentin kur ajo është ratifikuar në parlamentin e Malit të Zi, pra sipas tij, nuk do të ketë mundësi të rinegocimit me Kosovën.

“Gjithsesi kemi hapur edhe këtë çështje. Dy kryeministra dhe dy Qeveri duhet të bisedojnë edhe për këtë çështje që është e rëndësishme për të dyja vendet. Sa i përket Malit të Zi, kjo ka përfunduar me ratifikimin e saj në Kuvendin e Malit të Zi, por në Kosovë kjo akoma nuk është bërë. Mali i Zi dëshiron që të ndihmojë Kosovën si një mik si një fqinj.... pra kemi biseduar për këtë me qëllime më të mira dhe si fqinj të mirë në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen më të mirë që të kemi marrëveshjen e ratifikuar dhe në këtë mënyrë që Kosova të ketë më të lehtë rrugën e saj drejt integrimit”, ka deklaruar ndër të tjera kryeministri i malazez, Markoviq, raporton “Zeri.info”.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është i bindur se do të gjendet një zgjidhje pasi sipas tij ka një vullnet për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Ka një vullnet për gjetjen e një zgjidhjeje dhe besojmë se do të gjendet një zgjidhje”, ka deklaruar Haradinaj. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image