Markoviq mbërrin në Kosovë, Haradinaj e pret me nderime shtetërore

Aktuale February 14, 2018 - 16:36

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka mbërritur në Kosovë.

Kjo vizitë që dështoi të realizohej më 6 shkurt, pritet t'i jap zgjidhje në vizitën e sotme kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Të paktën kjo është pritshmëria e politikanëve kosovarë

Kryeministrin e Malit të Zi, ka dal ta pres në aeroport sot zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. 

Ky i fundit, ka nisur tash e sa kohë një iniciativë për t'i dhënë zgjidhje çështjes së kufirit.

Markoviq në Kosovë do të qëndrojë për dy ditë, të mërkurën e të enjten e kësaj jave. 

Ndërkaq përveç takimeve me zyrtarë të lartë, dy kryeministrat, ai i Malit të Zi dhe i Kosovës, do të realizojnë një konferencë të përbashkët.

Markoviq është duke u pritur me nderime shtetërroe nga homlogu i tij, Haradinaj.

Image

Image

Image

Image