Ja kur pritet të arrijë në Kosovë Dushko Markoviq

Aktuale February 13, 2018 - 16:05
Mësohet ora e ardhjes së kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë mbledhjes së Qeverisë konfirmoi edhe një herë se nesër Kosovën do ta vizitojë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, raporton "Zeri.info".

Ai u ka kërkuar ministrave e zëvendësministrave dhe deputeteve që të kenë kujdes për përgjegjësitë e tyre në këtë kohe kur siç tha ai jemi në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë.

“Nesër e viziton Kosovës kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe është nder për ne vizita e tij. Dua që të merrni përgjegjësi dhe tu ndani kohe atyre që vijnë”, ka thënë Haradinaj.

Ai pritet të rrijë pas orës 16:00, ndërkaq agjenda akoma nuk është bërë e ditur. /ZËRI/