Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së mban të fshehtë çka u diskutua në mbledhje

Aktuale February 12, 2018 - 11:28

Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë sot mbajti një mbledhje  e cila ishte e mbyllur për media, raporton ‘Zeri.info”.

Pas mbledhjes, askush nuk pranoi të prononcohet për media. Donika Kadaj Bujupi tha se ishte takim i mbyllur për media   dhe nuk pranoi të flasë për atë që u diskutua.

"Ishte takim i mbyllur për media, rrjedhimisht nuk mundem me  nda informata më shumë", theksoi ajo./ZERI.