Kosova përfshihet nga të reshura të borës

Aktuale February 10, 2018 - 23:36

Në orët e mbrëmjes Kosova është përfshirë nga të reshurat e borës të cilat po vazhdojnë ende.

Sipas parashikimit të motit, në vendin tonë bora do të bie deri në orët e mëngjesit të ditës së nesërme.

Sipas parashikimit të motit, nesër, e diel, do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët, me reshje të dobëta bore. Deri në mbrëmje reshje pritet të pushojnë.

Edhe në Prishtinë vazhdon të bie borë me erë, por jo me intensitet të lartë, njofton lajmi.net.

Reshjet e borës kanë përfshirë me intensitet edhe zonën veri-lindore të Shqipërisë. Në aksin Fushë-Dukagjin-Tuneli i Kalimashit të Rrugës së Kombit, trashësia e dëborës ka rritur në 5 centimetra.

Në rrugë janë vendosur pesë mjetë borëpastruese nga ana e kompanisë mirëmbajtesë të rrugës.