Përplasen Haradinaj e Konjufca

Aktuale February 08, 2018 - 17:37

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka kërkuar që VV të distancohet nga sulmi që i është bërë Kuvendit me rast u dënuan aktivistët e saj.

Ai ka thënë se shteti i ka plotësuar të gjitha kërkesat e familjes Dehari dhe tha se VV duhet të pres vendimin final nga instituti zviceran.

“Më jet hatri nga VV që nuk u distancuat nga sulmi në Kuvend.

Glauk the që për 20 ditë hetimet janë shkuar në drejtimin e duhur pastaj u ndryshuar drejtimi. Pajtohem që shumë fyese është që unë flas sot këtu e Frashëri është në Burg.

U fol për rastin Dehari. Kërkesa ka qenë që me u nda një buxhet për hetime ndërkombëtare. Buxheti është ndarë edhe familja është pajtuar dhe kurrgjë më ekzekutivi nuk ka të bëj me këtë temë.

Të gjithë e presim të vërtetën për Astrititn. Por ju duhet t’i jepni kohë versionit final nga Zvicrra”, ka thënë ai. “Nuk dua të shitem patriot por jemi të interesuar për të iu dhënë drejtim temave për të cilat jemi lodh.

Nëse flasim për demarkacion s’kemi heq dorë por duhet ti bashkojmë fuqitë për t’i dhënë drejtim, sepse s’mund të shkojë në pafundësi”, ka thënë ai. I ka replikuar Galauk Konjufca nga VV duke thënë se VV s’mund të distancohet nga diçka të cilën nuk e ka kryer. Konjufca tha se AAK ka ndryshuar qasje ndaj këtyre çështjeve në momentin që është ulur në karrigen e qeverisë.

“Nëse analizojmë atë çka tha z. Haradinaj ikur u bë pjesë e atij korit të pushtetit të mëhershëm që ta krijoj përshtypjen që VV është fajtore. VV s’ka nevojë të distancohet ajo e ka dënuar që është më shumë se distancim. Ti distancohesh kur dikush i yti bën diçka që ti nuk qëndron prapa tyre. Nuk është e dhimbshme që e ka Haradinaj por që LVV i ka ndodh kur kemi qenë opozitë e bashkuar e tash kur po u ulka njeri në një karrige tjetër po mendojka ndryshe”, I është kundërpërgjigjur Haradinaj duke i kërkuar VV-së që të mos bëhet viktimë sepse siç tha ai deputetet janë lodhur me viktimizimin e VV-së.

Kauzën e përbashkët qe e kemi pas e kemi të njëjtë. E dyta thash është mirë të dënohet ai sulm dhe ta shohim që Frashër Krasniqi që është edhe deputet nuk e bëra pjesë të sulmit. Dhe mos u bëni viktimë se na kemi lodh, jeni bë si LDK-ja dikur”, ka përfunduar ai.