Haziri: Ata që janë kundër Speciales e Demarkacionit, i shkaktuan dëm të madh vendit

Aktuale February 06, 2018 - 21:20

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas publikimit të Strategjisë për Zgjerim të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka adresuar kritika ndaj udhëheqësve të vendit.

Haziri përmes një postimi në Facebook ka thënë se e gjithë dynjaja dhe miqtë e Kosovës, po na rekomandojmë për përmbushjen e obligimeve për Specialen e Demarkacionin.

Ai më tej ka theksuar se është koha për veprime urgjente të liderëve politikë e institucional të Kosovës për integrime euroatlantike dhe në miqësi speciale me Amerikën.

Postimi i plotë:

Sot kur BE lansoi strategjinë për Ballkanin Perëndimor dhe integrimet europiane, Brukseli, Ëashingtoni dhe miqtë tanë n’krejt dynjanë, po na rekomandojnë vazhdimisht për përmbushjen e obligimeve për Specialen e demarkacionin.

Krejt kjo për me iu mundësue qytetarëve lëvizjen e lirë pa viza dhe fuqizimin e shtetit tonë. LDK, qe 28 vjet asht në lidhje speciale me Amerikën e shtetet mike të Europës dhe në koordinim me ta, sot e kemi shtetin tonë, të cilin duhet ta fuqizojmë sa më shumë.
Koha për veprime urgjente të liderëve politikë e institucional të Kosovës për integrime euroatlantike dhe në miqësi speciale me Amerikën.

E, ata që mendojnë ndryshe, s’janë prej nesh. Shumë shpejtë ka me u dëshmue sa gabim kanë qenë dhe çfarë dami i kanë shkaktue vendit! Dera e Kosoves për Europe quhet ERA#kohaperERA-ne!