Limaj në Mal të Zi, ja çfarë thotë presidenti Thaçi

Aktuale February 01, 2018 - 15:10

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën që po mbahet aktualisht, u shpreh optimist se çështja e demarkacionit do të përmbyllet shumë shpejt, ani pse partnerët e koalicionit qeverisës po vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme sa i përket kësaj çështjeje, raporton zeri.info.

I pyetur nëse është në dijeni se zëvendëskryeministri Fatmir Limaj po qëndron sot për vizitë në Mal të Zi (për të biseduar rreth demarkacionit), Thaçi tha se nuk është në dijeni lidhur me këtë çështje.

LEXO EDHE: Thaçi: 2018-a, vit i marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë

“Nuk e di, nuk jam i informuar as për qëndrimin e tij”, tha i pari i shtetit.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Limaj tashmë ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta sjell një zgjidhje të përbashkët për te dyja palët (Kosovë-Mal i Zi). Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj tashmë ka thënë se kjo çështje i takon kuvendit, ani pse kryeministri i Malit te Zi pritet të vijë për vizitë javën që vjen./Zeri