U miratua rezoluta për përmirësimin e ajrit të ndotur

Aktuale February 01, 2018 - 14:58
Ja vendimi i Kuvendit për ajrin e ndotur

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur që Kuvendi ka miratuar rezolutën që parasheh rekomandime dhe obligime konkrete për të gjitha institucionet përgjegjëse në përmirësimin e ajrit, raporton Zëri.Info

“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për interesin e treguar dhe për debatin përmbajtjesor për gjendjen e mjedisit në vend, e që rezultoi me miratimin e një rezolute, me një konsensus të plotë, e cila parasheh rekomandime dhe obligime konkrete për të gjitha institucionet përgjegjëse për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Kuvendi i Kosovës do ta trajtojë me prioritet gjendjen e mjedisit dhe do të kërkojë implementimin e obligimeve të nxjerra nga kjo seancë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social “Facebook”.

Miratimi i kësaj rezolute u arrit pas një seance të gjatë ku deputetët debatuan dhe dhanë propozimet e tyre për përmirësimin e gjendjes së ajrit në vend. /Zëri