Nis mbledhja e qeverisë, pritet të pezullohet vendimi për rritje pagash

Aktuale February 01, 2018 - 12:15

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen para pak minutash, ku në rend dite ndër të tjera është edhe pezullimi i përkohshëm i vendimit për rritje të pagave për kabinetin qeveritar, raporton zeri.info.

E tërë kjo erdhi pasi Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), e shpalli të kundërligjshëm vendimin e qeverisë.

Ndërkohë, në rend dite për mbledhjen e sotme është edhe shqyrtimi i projektligjit për gjykatat, si dhe ai për Këshillin Gjyqësor të Kosovës./Zeri