Largohet NEWBORN-i

Aktuale February 01, 2018 - 10:23
Çfarë po ndodh me “NEWBORN”-in?

Monumenti i pavarësisë së Kosovës “NEWBORN”, sikur çdo vit që pëson ndryshime edhe këtë vit pritet të sjellë befasi , raporton “Zeri”.

Para pak çastesh është parë duke u larguar tërësisht NEWBORN-i.

I kontaktuar nga “Zeri.info”, kreatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, ka konfirmuar se për 10 vjetorin e shtetbërjes “NEWBORN”-i do të pësojë ndryshime.

“Jemi t’u e largu edhe më 16 shkurt ju njoftojmë se çfarë do të bëhet. Më shumë nuk ju tregoj, e shihni më 16 shkurt”, ka deklaruar Ismaili për “Zeri.info”.

Duke krahasuar me vitet e kaluara kur ndryshimet e këtij monumenti ishin bërë vetëm në ngjyrë, këtë vit pritet të ketë ndryshime të tjera. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image