Delawie: Populli i Kosovës është kundër zhbërjes së Speciales

Aktuale January 31, 2018 - 11:48

Po vazhdon kundërshtimi nga SHBA për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Qëndrimin e tij e ka përsëritur ambasadori Greg Delawie, duke shkruar se as qytetarët e Kosovës nuk e përkrahin një gjë të tillë. 

Delawie ka shkruar përmes Twitterit se as populli i Kosovës nuk e përkrah iniciativën për shfuqizim të Gjykatës Speciale, duke deklaruar se duartroket ata që janë kundër kësaj nisme.

“Duartrokas politikanët dhe të tjerët që flasin publikisht, edhe pse është e vështirë për atë për atë se çka është e drejtë për të ardhmen e Kosovës”, shkroi ambasadori i SHBA-së. 

Nuk është hera e parë që Kosova ka marrë paralajmërime pas iniciativës për shfuqizim që u ndërmorr nga 43 deputetë të Kuvendit.

Ndërkombëtarët kanë paralajmëruar shtetin se në rast se ndodh një gjë e tillë do të ketë implikime serioze negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës.Image