Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës

Aktuale January 28, 2018 - 20:17

Nesër bëhen një javë që nga shkuarja e ish-kryeministrit njëherësh liderit të LDK-së, Isa Mustafa në Gjermani.

Isa Mustafa u dërgua për trajtim shëndetësor në Gjermani pasi qëndroj i shtrirë për disa ditë në një nga spitalet private në Kosovë.

Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar me këshilltarin e Mustafës, Besnik Berisha, i cili ka theksuar se gjendja e Mustafës është e mirë dhe se problemet shëndetësore që kanë ekzistuar janë trajtuar me sukses.

Sipas tij, Mustafa tashmë është duke vazhduar vetëm me terapi fizikale.

“Gjendja shëndetësore e Mustafës është e mirë, telashet që kanë ekzistuar janë trajtuar me sukses dhe aktualisht vazhdon vetëm terapia fizikale”, ka thënë Berisha.

Sipas tij mjekët kanë rekomanduar që kjo të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme.

“Kthimi i Mustafës në Kosovë do të realizohet sapo të konfirmohet nga mjekët se trajtimi ka dhënë rezultatet e pritura dhe nuk është e nevojshme të vazhdohet edhe më tutje”, ka shtuar Berisha.

Ndryshe duhet shtuar se Mustafa është i shtrirë në një spital të Shtutgartit dhe pranë tij janë disa nga anëtarët e familjes.