Shtyhet votimi i rezolutës për shkarkimin e Gashit

Aktuale January 26, 2018 - 13:58

Ka përfunduar debati parlamentar i interpelancës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur më gjuajtën me armë të zëvendëskryeministrit dhe ministri të Diasporës, Dardan Gashi.

Iniciuesi i kësaj interpelance, deputeti i LDK-së, ka paraqitur kërkesën që Gashi të shkarkohet.

LEXO EDHE: Konjufca ‘tallet’ keq me Haradinajn dhe Gashin

Në votim të kësaj interpelance nga 77 deputetët sa ishin në sallë, votuan vetëm 36, e të gjithë ish për shkarkimin e Gashit.

Por sipas kryesuesit të seancës Kujtim Shala ky votim duhet përsëritur.

Seanca vazhdon në ora 15:00