Limaj: Interpelanca e sotme, pa materie

Aktuale January 26, 2018 - 12:00

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj në shtëpinë e të cilin edhe u gjuajt me armë nga zëvendëskryeministri Dardan Gashi, interpelancën e sotme e ka quajtur pa materie.

"Në parlament trajtohen tema me interes te publikut. Kam përshtypjen që interpelanca sot është pa materie dhe e ngritur nga një grup politik shumë serioz. Mbajtja e kësaj agjende është jo serioze në qasje. Më tepër e shoh në kontekstin e ndikimit medial sesa me arritë objektivin aty ku pretendohet", ka thënë ai, raporton ‘Zëri.info’.

Limaj thotë se deputetët nuk po e ngrijnë zërin për çështje të mëdha por, tha se këtu po diskutohet pa kurrfarë baze.

"Do doja të mos ishte një parlament hipokrit por që vërtetë të flisnim për shkeljen e ligjit. Ne po flasim për një veprim që është ne gjykatë dhe po trajtohet. Para se të flas sesa hipokrizi ka këtu pse asnjë deputet askush nuk u zgjua të flas mas këtij rasti për shkeljen e ligjit", ka thënë ai. /Zëri