Pas pak fillon interpelanca e Haradinajt

Aktuale January 26, 2018 - 10:18

Pas pak pritet të fillojë interpelanca e kryeministrit Haradinaj e thirrur nga grupi parlamentar i LDK-së, për të raportuar në lidhje me gjuajtjen me armë nga ministri Dardan Gashi, transmeton Zeri.info.

I pranishëm në sallë është kryeministri Haradinaj i cili mungoi gjatë ditës së djeshme.

Sot po ashtu do të vazhdojë seanca plenare e ditës së djeshme ku kanë mbetur edhe 10 pika për shqyrtim./ZERI.