Hoti: Gjatë qeverisjes Mustafa janë hapur 46 mijë vende pune

Aktuale January 25, 2018 - 18:08

Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë në qeverisje lideri i tij partiak, Isa Mustafa është rritur numri i punëtorëve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se gjatë periudhës janar 2016 – shtator 2017, në Trustin Pensional janë hapur 46 mijë llogari të reja kursimi.

E që kjo sipas tij nënkupton se janë krijuar 46 mijë vende të reja të punës.

Postimi i plotë i Hotit: 

Jane shpenzuar miliona euro ne hapjen e universiteteve publike ne shtate qendrat kryesore te Kosoves, qe ishin pjese e agjendave elektorale te PDK-se ne dy pare zgjedhje.

Tani, Ministri aktual i Arsimit po planifikon t'i mbylle sepse nuk po ofrojne cilesi. 

Me kete veprim, mesazhi qe jepet per studentet aktual dhe te diplomuarit eshte se diplomat e tyre nuk kane vlere ne tregun e punes.