Aprovohet në lexim të parë Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit

Aktuale January 25, 2018 - 17:31

Kuvendi i Kosovës miratoi sot në lexim të parë Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, me 45 vota për, asnjë kundër dhe 16 abstenime.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se përmes miratimit të legjislacionit po mundohen që të luftojnë konfliktin e interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Ai shtoi se ky projektligj parasheh masa që do të mundësojnë luftimin e këtyre dukurive, por edhe dukurive tjera.