Ministrat e padëgjueshëm të Haradinajt

Aktuale January 25, 2018 - 12:44

Kryeministrit Ramush Haradinaj nuk po i ecën fjala. Pavarësisht se paraqet veten si një njeri të cilit i binden ata me të cilët punon, kësaj radhe janë vetë ministrat e kabinetit të tij që nuk e kanë përfillur fjalën e kryeministrit.

Ramush Haradinaj, kohë më parë, u kishte dhënë ultimatum ministrave të tij të cilët mungoni në çdo seancë.

E për këtë, i pari i Qeverisë kishte kërkuar që ajo seancë të jetë e fundit për ata që mungojnë, përjashtuar ata të cilat kanë ndonjë agjendë shtetërore.

“I kisha lut kolegët ministra që të jenë në çdo seancë. E them, le të jetë hera e fundit që kolegët ministra mungojnë në seanca të Kuvendit”, kishte thënë Haradinaj para deputetëve.

Por, sot ku në Kuvend është duke vazhduar seanca plenare, asnjë ministër s’e ka marrë mundin të jetë i pranishëm. /Express/