Kurti pohon që në ‘Vetëvendosje’ ka raste të keqtrajtimit të grave

Aktuale January 24, 2018 - 23:26

Kryetari i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pohuar se në organizatën që ai drejton ka pasur raste kur janë keqtrajtuar gratë.

Në një intervistë me emisionin Jeta në Kosovë, Kurti ka treguar se ka raste kur janë keqtrajtuar gratë në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kemi raste kur vjen një vazë në Lëvizjen Vetëvendosje. Vjen një herë, vjen dy herë… edhe nuk vjen më. Aty ka ca burra, djemë që i lëshojnë fjalë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti u zgjodh të dielën kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, pasi mori më shumë se 98 për qind të votave nga anëtarësia e VV-së që votoi në ditën e zgjedhjeve. /Insajderi.com