BE dhe KE prezantojnë vlerësimin e sistemit gjyqësor në Kosovë

Aktuale January 24, 2018 - 08:53

Zyrat e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës në Prishtinë do të prezantojnë “Raportin e hollësishëm te vlerësimit të sistemit gjyqësor në Kosovë”.

Raporti mbulon çështjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor në Kosovë duke analizuar resurset financiare dhe njerëzore, organizimin dhe lëndët e mbetura në gjykata dhe prokurori.

Të dhënat janë mbledhur dhe analizuar në bazë të skemës së vlerësimit, e dizajnuar nga Komisioni për Efikasitet në Drejtësi (CEPEJ), me qellim të kuptimit dhe vlerësimit të sistemeve gjyqësore. Në raport paraqiten të gjeturat dhe rekomandimet.

Ngjarja organizohet në kontekstin e Instrumentit horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (Instrumenti horizontal), nismë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Evropën Juglindore dhe Turqinë, që paraqet instrumentin kryesor për promovimin e standardeve të përbashkëta të BE-së dhe Këshillit të Evropës në regjion.