Apostollova: Demarkacioni dhe Specialja përcaktojnë të ardhmën e Kosovës drejt BE-së

Aktuale January 23, 2018 - 10:58

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova, ka thënë që Demarkacioni dhe Gjykata Speciale janë dy cështje që mund ta përcaktojnë të ardhmen e Kosoves në Bashkimin Evropian, raporton "Zeri.info".

Apostollova duke e cilesuar këtë periudhë si mundësi që Kosova të dëshmoj vlerat evropiane, foli edhe për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, duke theksuar se ajo duhet të ratifikohet.

"Kosova ka gjasë që të ndikoj në të ardhmen e saj duke i bërë gjërat e duhura, duhet të ratifikoj marrëveshjen e demarkacionit, ajo duhet të ratifikohet si cështje e rëndësishme dhe prioritet i Kosovës", tha Apostollova.

Ajo tha gjithashtu se njerëzit në Kosovë nuk besojnë në institucione. "Kosova është shtet i ri dhe qfarë është e rëndësishme është që të kemi besim në institucione dhe këtu njerëzit nuk besojnë në institucione prandaj kanë nevoj për ndërkombëtaret", shtoi Apostollova.

Ndërsa lidhur me iniciativën për Gjykatën Speciale, Apostollova tha se shfuqizimi i saj nuk është mënyra e duhur e Kosovës drejt marrjes së përgjigjësive të saj si shtet i ri. "Nisma për shfuqizimin e Speciales nuk është mënyra e duhur dhe as mënyra e drejtë për Kosovën", theksoi Apostollova.

Gjithashtu ajo tha se shpreson që politikanët e Kosovës do e kuptojnë këtë më herët, para se të jetë vonë. Këto komente ajo i bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtço Dantçev, me c'rast po prezantohen prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian para publikut në Kosovë.