Kjo familje skamnore në gjendje të rëndë që 20 vite, kërkon ndihmën tuaj!

Aktuale January 22, 2018 - 15:00

Familja Mexhidi nga Gostivari, qytet i  Maqedonisë me të vërtetë ka nevojë për ndihmën tonë.

Familja skamnore në fjalë e cila përbëhet  prej gjashtë anëtarëve po përballet me varfëri të thellë tash e disa vite.

Kështu, Hamide Mexhidi gruaja 37 vjeçare ka treguar në një video se familja e saj qëndron në kushte të vështira që 20 vite.

Atë e brengos fakti që një fëmijë e ka të sëmurë nga një sëmundje e rëndë prej zemrës, po ashtu edhe me shikim i njëjti ka disa probleme.

Përmes kësaj video familja në fjalë kërkon ndihmën tonë për ata që kanë mundësi të i ndihmojnë.

Numri kontaktues i kësaj familje është: 070 645 298.

Më poshtë mund ta ndiqeni videon e plotë të historisë së kësaj familje skamnore:

/Indeksonline/