Nga 31 mijë, ja sa anëtarë e votuan Albin Kurtin për kryetar të 'Vetëvendosjes'

Aktuale January 22, 2018 - 12:33

Adnan Rrustemi nga Komisioni Zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një konference për media ka prezantuar në mënyrë më të detajuar rezultatet e zgjedhjeve të brendshme të cilat u mbajtën dje e që kandidat i vetëm ishte Albin Kurti.

“Dje ishte procesi me i mirë i organizuar ndonjëherë. Rezultatet paraprake u publikuan Albin Kurti mori mbi 98 %. Kjo është hera e tretë që “Vetëvendosje” mban zgjedhje të brendshme”, ka thënë ai raporton “Zeri.info”.

Image

Ai ka bërë edhe krahasimin e zgjedhjeve të ditës së djeshme me ato të viteve të mëparshme.

Ai ka treguar se për herë të parë dje është përfshirë në fletëvotim edhe opsioni “abstenim”.

“Kemi analizuar që numri total i anëtareve tanë është thuajse 60 % dhe numri i atyre që kane votuar është rritur 100%. Këto shifra shënojnë rekord në pjesëmarrje në zgjedhjet e djeshme”, deklaroi Rrustemi raporton “Zeri.info”.

Ai ka treguar që nga të gjithë aktivistët që kishin të drejtë vote e që janë 31 mijë e 350 anëtarë, kurse gjatë ditës së djeshme këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar vetëm 10.606 anëtarë.

Megjithatë, Rrustemi tha se Lëvizja Vetëvendosje është e kënaqur me këtë pjesëmarrje. /ZËRI/