Në këtë komunë Albin Kurti mori 100% të votave

Aktuale January 21, 2018 - 22:57

Asnjë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes që mori pjesë në zgjedhje në komunën e Drenasit nuk ishte kundër apo nuk abstenoi kur votuan për kryetarin e partisë së tyre, transmeton "Zeri.info".

Të gjithë që morën pjesë në zgjedhje, pra 285 anëtarë, ishin për Albin Kurtin kryetar të kësaj partie.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social Facebook nga kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes për Drenas, Shemsi Elezi.

Ai ka shkruar se Drenasi votoi për Albinin kryetar duke treguar edhe rezultatin.

Image