Meta viziton familjen e Ibrahim Rugovës, këto janë fjalët e tij për të

Aktuale January 21, 2018 - 21:01

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qëndruar sot në Prishtinë ku  edhe ka vizituar familjen e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Këtë vizitë ai e ka bërë me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së Rugovës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin socual "Facebook", Meta thotë se këtë vizitë e ka bërë për ta kujtuar veprën e tij të pavdekshme, duke thënë se urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje.

“Të dashur miq, kënaqësi të takohesha sot në Prishtinë me familjen e dashur të Presidentit Rugova, për të kujtuar veprën e tij të pavdekshme. Urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje”, ka shkruar Meta ne ‘Facebook’.

Image

Image