Aktuale

Hoxhaj: Çdo vonesë në krijimin e ushtrisë është e pakuptimtë

Hoxhaj: Çdo vonesë në krijimin e ushtrisë është e pakuptimtë
21 janar 2018 • 16 : 06

Në nëntë vjetorin e transformimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në Forcën e Sigurisë së Kosovës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se çdo vonesë në transformimin e FSK-së në ushtri është e pakuptimtë.

Hoxhaj tha se transformimi i FSK-së në ushtri është çështje e rëndësisë së madhe për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Këto komente, Hoxhaj i bëri përmes një postimi në Twitter, ku edhe theksoi se gjatë këtyre viteve, FSK-ja ka dëshmuar profesionalizëm dhe ka shënuar suksese të shumta në misione Brenda dhe jashtë vendit, transmeton "Zeri.info".

“Para nëntë vitesh Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Që nga atëherë, FSK-ja ka treguar profesionalizëm dhe suksese të shumta në misionet e saj brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2018, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura është çështje kritike dhe çdo vonesë më shumë është e pakuptimtë”, është postimi i plotë i Hoxhajt. /ZËRI/

© zëri.info