Kelmendi: Me zgjedhjen e Kurtit kryetar të VV-së, formohet partia e re nga këta persona!

Aktuale January 20, 2018 - 20:12

Publicisti dhe moderatori i emosionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi vlerëson se me rikthmin e Albin Kurtit në pozitën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje do të nis numërimi i ditëve për krijimin e një partie të re.

Kelmendi ka thënë se pjesë e partisë së re e cila sipas tij do të emërohet si Lëvizja Socialdemokrate do të jetë Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Shpend Ahmeti e disa deputetë tjerë të VV-së që tashmë janë dorëhequr nga funksionet e tyre në parti.

“Sado që gjatë javëve të fundit ka pasur nisiativa e veprime nën pretekstin e arritjes së një konsensusi që Lëvizja “Vetëvendosje!” të mbetet e pandarë, ato janë përcjellur me mungesë vullneti.

Thjesht, edhe Kurti është ndjerë më rehat me largimin e një grupi, duke u mjaftuar me përkrahjen e parezervë të mveshur me idolatri nga grupi që do mbetet. Në anën tjetër, edhe grupi që po largohet nuk ka besuar më në të ardhmen e përbashkët të një “Vetëvendosje!”-je të udhëhequr prej Kurtit.
Kështu që, pavarësisht se si mund të duket në shikim të parë, jo shumë dramaticitet do të ketë në këtë ndarje”, tha Kelmendi.

Më poshtë e gjeni të plotë opinonin e Kelmendit të cilin e ka publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror Facebook.

Analiza është kjo:
Nga nesër Albin Kurti do të jetë sërish kryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje!”.
Kështu politikani më i votuar në Kosovë, pas tërheqjes trivjeçare, kur ia liroi vendin si kandidatit të vetëm atëbotë, Visar Ymerit, do të kthehet në krye të organizatës/partisë të cilën e kishte themeluar 12 vjet më parë.
Me këtë rikthim të Kurtit, të dielën, do të shënohet edhe nisja e ditënumrimit të lindjes së një partie të re.
Sado që gjatë javëve të fundit ka pasur nisiativa e veprime nën pretekstin e arritjes së një konsensusi që Lëvizja “Vetëvendosje!” të mbetet e pandarë, ato janë përcjellur me mungesë vullneti.
Thjesht, edhe Kurti është ndjerë më rehat me largimin e një grupi, duke u mjaftuar me përkrahjen e parezervë të mveshur me idolatri nga grupi që do mbetet. Në anën tjetër, edhe grupi që po largohet nuk ka besuar më në të ardhmen e përbashkët të një “Vetëvendosje!”-je të udhëhequr prej Kurtit.
Kështu që, pavarësisht se si mund të duket në shikim të parë, jo shumë dramaticitet do të ketë në këtë ndarje.
Partia e re do të jetë e orientimit social-demokratik dhe pritet që edhe në emërtim të përmendet social social-demokracia (Lëvizja Socialdemokrate është një opsion, për të ruajtur diçka nga Lëvizja “Vetëvendosje!”).
Kryetar pritet të jetë Visar Ymeri. Dardan Molliqaj – sekretar i përgjithshëm, Dardan Sejdiu dhe/ose Aida Dërguti nënkryetarë. Shpend Ahmeti do të jetë kandidat për pozitat më të larta shtetërore (kryeministër, president).
Përveç të lartpërmendurve në partinë e re pritet të jenë edhe deputetët Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Faton Topalli, Donika Kadaj Bujupi, Fisnik Ismaili, Frashër Krasniqi etj., numër prej 13-14 gjithsejt.
Gjithashtu edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të LVV-së.