Teodosie: Nuk mund të mbijetojmë në Kosovë pa Serbinë

Aktuale January 20, 2018 - 13:33

Peshkopi i Rashkës-Prizrenit dhe Kosovës, Teodosie përshëndeti ardhjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Manastirin e Banjskës.

"Vizita e presidentit Vuçiq për të gjithë ne në Kosovë është shumë e rëndësishme. Ne nuk mund të mbijetojmë pa shtetin e Serbisë, duhet të kemi forcën, guximin dhe durimin, por vetëm me ndihmën e gjithë shtetit ne do të vazhdojmë ta bëjmë atë, siç kemi bërë deri tani", tha Teodosie.

Image

 

Ai shtoi se manastiri i Banjskës po rindërtohet në vitet e fundit me sukses, dhe veçanërisht nga kontributi i presidentit Vuçiq.

"Kjo na jep shpresë se në këtë kohë të vështirë mund të rinovojmë vendet e shenjta dhe të forcojmë praninë tonë në Kosovë", tha Teodosie. /RTK