Vuçiq arrin në Manastrin Banjska

Aktuale January 20, 2018 - 11:36

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbërriti sot në manastirin e Banjskës, ku u prit nga një numër i madh i qytetarëve dhe priftëria e manastirit me peshkopin Teodosio, nën një borë të madhe dhe me tingujt e kambanave të manastirit.

Një numër i madh njerëzish u mblodhën këtë mëngjes përpara Manastirit Banjska kod Zveçana, ku pritën ardhjen e Vuçiq.

Aty ishin edhe të gjithë kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Listës Serbe, me përjashtim të kryetarit të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Vuçiq po viziton sot Kosovën, për të biseduar me serbët pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Vizita e Vuçiq zhvillohet në Kosovë me lejen e Qeverisë së Kosovës. /gazetametro.net