Albin Kurti kundërshtonte kandidimin e Dardan Molliqajt për deputet

Aktuale January 19, 2018 - 21:45

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se ka qenë vetë Albin Kurti, ai i cili ka kërkuar që Dardan Molliqaj, të mos kandidoj për deputet të Kuvendit të Kosovës në kohën e zgjedhjeve.

Sipas Ymerit, kjo gjë ka ndodhur kur janë menduar emrat për kandidatë për deputet gjatë kohës së zgjedhjeve të përgjithshme, transmeton “Zeri.info”.

Ymeri në një intervistë për RTV21, ka thënë se pas kësaj që i ka thënë Kurti për Molliqajn, vet Ymeri thotë se i ka thënë Kurtit se një gjë e tillë nuk mund ta vendos ai edhe pse ishte kryetar, por një gjë të tillë duhet të vendos Këshilli i Përgjithshëm.

I pyetur nëse ky qëndrim i Kurtit ka ardhur për arsye se ai e ka ndjerë Molliqajn si rival politik, Ymeri ka thënë se nuk e beson një gjë të tilël, përcjell “Zeri.info”

“Nuk mendoj që e ka parë si rival politik dhe nuk do të mund ta rivitaltizoj brenda Vetëvendosjes Albin Kurtin. Dhe nuk mendoj që ka pasur njerëz që sipas Kurtit dëshirojnë ta zhdukin atë. As nuk ka pasur e as nuk ka...”, ka thënë ndër të tjerash Ymeri.