Vrasja e Ivanoviqit, zyrtarja evropiane bën thirrje për qetësi

Aktuale January 19, 2018 - 09:59

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar mbrëmë në Beograd me Komisionerin Evropian për Politikën Rajonale, Corina Cretu, i cili me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq e tha se është më e rëndësishme që të dyja palët të mbeten të qeta dhe situata të jetë stabile.

Komisionerja evropiane, duke shprehur ngushëllimet e saj lidhur me vrasjen e Ivanoviqit tha se KE-ja dënon fuqishëm këtë krim dhe shpreson që autoritetet në Kosovë do të kryejnë hetimet dhe autorët të sillen para drejtësisë, njoftoi zyra për media e Presidentit serb, transmeton Klan Kosova.