Thaçi i kundërpërgjigjet ashpër Haradinajt

Aktuale January 18, 2018 - 22:23

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dënuar gjuhen fyese të nënkryetarit të OVL UÇK-së Nasim Haradinajt, pasi ky i fundit e quajti palaço ambasadorin amerikan Greg Delawie.

“Republika e Kosovës është shtet demoktratik, ku liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë. Shprehja e mendimit të lirë nuk duhet të keqpërdoret dhe të degradojë në fyerje, aq më tepër ndaj ambasadorit të shtetit, me të cilin kemi miqësi të përjetshme. HTH”, ka shkruar Presidenti Thaçi në Facebook.

Deklaratën e Nasim Haradinajt e kanë dënuar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e kryeministri Ramush Haradinaj.