Thaçi kujton vëllezërit Gërvalla dhe Zekën

Aktuale January 17, 2018 - 10:18

Presidenti I Republikës së Kosovës, ka kujtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën si intelektualë të mirëfilltë dhe me vision e vendosmëri politike, transmeton “Zeri.info”.

“Para 36 vjetësh, më 17 janar 1982, humbëm tre veprimtarë të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Ishin intelektualë të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike. Edhe pse tashmë kanë kaluar 36 vjet, ajo ditë do të mbetet përgjithmonë e freskët në kujtesën tonë kombëtare e historike. Humbja e tyre ishte një humbje e madhe për të gjithë ne”, ka shkruar Thaçi në Facebook.” Ka shkruar Thaçi në rrjetin e tij social Facebook. /ZERI/