550 vjet nga vdekja e Skënderbeut

Aktuale January 17, 2018 - 09:55

Sot bëhen 550 vjet nga vdekja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Kjo ditë do të shënohet me aktivitete të shumta në Kosovë, të cilat fillojnë me orën e parë mësimore në shkolla, ku nxënësve do t’u ligjërohet për Skënderbeun.

Nga ora 10:00 do të bëhen homazhe tek Shtatorja e Skënderbeut në Prishtinë.

Në orën 13:00, Komuna e Gjilanit bën zbulimin e bustit të heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në sheshin kryesore të qytetit.

Po ashtu, në orën 16:00, Komuna e Gjilanit organizon akademinë e Flakës së Janarit 2018, që i kushtohet 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu dhe 50 vjetorit të protestave masive për flamurin kombëtar. 

Nga ora 18:00, Muzeu i Kosovës dhe Muzeu Illyricum në Zvicër, hapin ekspozitën me libra, pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet e 30-ta.