Reagon Haradinaj për sulmin ndaj policëve

Aktuale January 16, 2018 - 10:53

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se  sulmi i djeshëm në Gjakovë ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nuk do të ndalojë implementimin e planit operativ ‘Stop drogës në shkolla’.


“Sulmi i djeshëm në Gjakovë ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të angazhuar me përkushtim në implementimin e planit operativ “Stop Drogës në Shkolla”, nuk do ta ndalojë zbatimin e këtij aksioni.’, ka thënë Haradinaj në rrjetin e tij social, Facebook.

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka njoftuar se  rreth orës 13:30, zyrtarët policorë nga Njësia Kundër Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Gjakovës përderisa ishin në implementim të planit operativ “Stop drogës në shkolla