Ish-ushtari i UÇK-së i sëmurë rëndë, ka nevojë për ndihmë

Aktuale January 15, 2018 - 22:31

Ish-ushtar i UÇK-së, nga Brigada e Rugovës, Adnan Hyseni, i cili dikur kishte dhënë kontribut për çlirimin e Kosovës e iu kishte ndihmuar për vite me radhë shumë personave në nevojë, tani ka nevojë për ndihmë.

Hyseni vuan nga një infektim dhe dëmtim serioz në mëlçi. Deri tani janë mbledhur 21 mije euro, ndërsa për shërim i duhet 70.000 euro. Duke qenë se kjo shumë nuk është a arritshme për të dhe familjen e tij, ai u është drejtuar qytetarëve për ndihmë.

Adnani ka qenë ish-ushtar i UÇK-së dhe pas përfundimit të luftës njihet si një njeri shumë human që u ka dalë në ndihmë shumë familjeve të varfra në Kosovë.

Në fotografinë më poshtë keni të dhënat se si mund ta ndihmoni atë. 

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të familjarëve:

Image