Ish-kryeministri Mustafa nesër dërgohet për shërim në Gjermani

Aktuale January 14, 2018 - 20:14

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nesër do të dërgohet për trajtim shëndetësor në Gjermani, pasi që ai tash e disa ditë është duke u trajtuar në spitalin Amerikan në Kosovë, raporton “Zeri.info”.

“Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Isa Mustafa edhe më tutje vazhdon të jetë stabile, por ai nesër do të dërgohet në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë burimi i gazetës brenda spitalit Amerikan ku është duke u trajtuar ish-kryeministri Mustafa /ZËRI/