Ish-ushtari i UÇK-së i sëmurë rëndë, ka nevojë për ndihmë

Aktuale January 12, 2018 - 16:16

Ish-ushtar i UÇK-së, nga Brigada e Rugovës, Adnan Hyseni, i cili dikur kishte dhënë kontribut për çlirimin e Kosovës e iu kishte ndihmuar për vite me radhë shumë personave në nevojë, tani ka nevojë për ndihmë.

Hyseni vuan nga një infektim dhe dëmtim serioz në mëlçi, për shërimin e së cilës i duhet 70.000 euro.

Duke qenë se kjo shumë nuk është a arritshme për të dhe familjen e tij, ai u është drejtuar qytetarëve për ndihmë.

Adnani ka qenë ish-ushtar i UÇK-së dhe pas përfundimit të luftës njihet si një njeri shumë human që u ka dalë në ndihmë shumë familjeve të varfra në Kosovë.

Në fotografinë më poshtë keni të dhënat se si mund ta ndihmoni atë.

Image