ZYRTARE: Ja çfarë zgjidhje i gjen vetes Haradinaj për udhëtim

Aktuale January 11, 2018 - 17:10

Kreu i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj sot ndodhet në Shqipëri për, siç e ka quajtur, vizitë pune.

Mediat sot gjatë ditës kanë bërë të ditur se kryeministri Haradinaj para tri ditësh ka aplikuar për pasaportë të Shqipërisë.

Kurse, burime e sigurta të lajmi.net brenda kryeministrisë, thotë se kryeministri Haradinaj dhe gruaja e tij, Anita, janë pajisur sot me pasaporta të Shqipërisë.

Kujtojmë, se Haradinajt i është refuzuar viza për SHBA ditë më parë, ndërsa nënshtetësinë shqiptare e kishte marrë më 24 prill të vitit të kaluar me dekret të veçantë nga presidenti i atëhershëm, Bujar Nishani.

Ai gjatë ditës në Shqipëri është takuar me presidentin shqiptar, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.