Aksion simbolik për uljen e vlerës së bursave

Aktuale January 08, 2018 - 13:47

Organizata studentore “Reforma”, sot organizoi një aktivitet simbolik, përmes të cilit u kundërshtua vendimi për uljen e vlerës së bursës nga 900 euro në 500 euro.

Arben Elshani, nënkryetar i kësaj organizate tha se vlera e bursës duhet të bëhet siç ka qenë 900 euro, transmeton Zeri.info.

Sipas tij, nëse kjo gjë nuk ndodhë, atëherë do të kërkojnë shkarkimin e bordit aktual të Universitetit të Prishtinës.

“Ne nuk do të ndalemi deri në shkarkimi e bordit aktual në mënyrë që kjo kërkesë të realizohet deri në fund. Ne do ta kundërshtojmë me aktivitete tjera, deri në protesta në qoftë se ata nuk marrin një vendim për kthimin e bursave në 900 euro. Këtë do ta kërkojmë edhe në Qeveri edhe nga Ministria e Arsimit", tha ai.

Rektori i UP-së Marian Demaj kishte thënë se do të shqyrtohet që bursa të ketë vlerën 600 euro dhe sipas Elshanit, rektori e kishte cilësuar këtë aktivitet jo të mirë.

“Morëm një mesazh nga rektori Demaj që ky aktivitet është jo i mirë sepse po shfrytëzohët në mënyra të ndryshme. Desha të them se nuk është e drejtë e tij të flas për bursat sepse nuk është kompetencë e tij”, theksoi ai.

Organizata “Reforma” sot paraqiti edhe disa punime, që sipas Elshanit tregojnë për udhëtimet e bordit të UP-së jasht vendit./

Image
Image
Image