Kush do ta zëvendësojë Haki Cakon? Këta janë dy kandidatët për kreun e Policisë

Aktuale January 08, 2018 - 12:19

Me lirimin nga detyra të Kreut të Policisë së Shtetit në Shqipëri, drejtor i komanduar deri në një vendim të dytë do të jetë zv.drejtori Rebani Jaupi.

Por pavarësisht se Jaupi do të mbajë postin e kreut të Policisë si i komanduar, dy janë kandidatët favoritë për t’u ngjitur në kupolën më të lartë drejtuese të policisë shqiptare.

Image

Fjala është për Ardi Veliun dhe Eduart Merkajn, dy personat që mund të jenë zëvendësuesit e Haki Çakos në postin e Kreut të Policisë së Shtetit.

Image

Më i favorizuar duket të jetë Ardi Veliu, drejtor aktual i Policisë së Shtetit në Tiranë. Përpos të dhënave, mbetet për t’u parë se kush do të bëhet drejtori i përgjithshëm i Policisë së vendit.

MOTIVACIONI PER SHKARKIMIN E CAKOS: Duhen energji te reja!

Në njoftimin e dërguar nga Ministria shkruhet se Fatmir Xhafaj ka patur një takim me Haki Çakon ku e ka falënderuar për detyrën që ka kryer, por nga ana tjetër, shkruhet në njoftim, drejtimit të policisë së shtetit “i duhen energji të reja” pasi sfidat e reja kërkojnë “një ritëm më të shpejtë

NJOFTIMI

Me propozim të Ministrit të Brendshëm, zotit Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako.


Ministri Xhafaj, vlerëson kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit Çako në drejtimin e Policisë së Shtetit, gjatë viteve të fundit.

Ai ka një karrierë të gjatë në Polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme.Ministri Xhafaj, pati një takim gjatë të cilit e falënderoi Drejtues Madhor Çakon për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.


Megjithatë, realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit.

Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit.