'Liderët kosovarë veprojnë sikur të jenë kërcënuar nga Gjykata'

Aktuale January 08, 2018 - 10:29

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar për gazetën Zëri se shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të përcillet me pasoja serioze për Kosovën, pasi që, sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në dhe me BE-në do të jenë shumë më problematike.

Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do t’i bënte marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), si dhe me Bashkimin Evropian (BE) shumë më problematike dhe kjo do të kishte pasoja serioze për vendin.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” analisti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, duke shtuar se liderët kosovarë po sillen sikur të jenë të kërcënuar nga Gjykata.

Pas dy dështimeve që kjo çështje të procedohet në Kuvend në fund të vitit të kaluar, Serwer shpreson që një përpjekje e tillë të mos realizohet gjatë këtij muaji, ashtu siç po pritet të ndodhë pas kthimit të deputetëve nga pushimet e fundvitit.

Zëri: Iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është kritikuar ashpër edhe nga zyrtarët e lartë të BE- së dhe së fundit edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Pse mendoni se është tërë ky insistim i liderëve kosovarë në kundërshtim të plotë me partnerët ndërkombëtarë?

Serwer: Duhet t'ua bëni liderëve kosovarë këtë pyetje. Ato veprojnë sikur të jenë kërcënuar nga Gjykata qoftë në mënyrë gjyqësore, apo në mënyrë elektorale....(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)