Shpend Ahmeti lëshon mbledhjen e Kryesisë, tregon çka u diskutua

Aktuale January 04, 2018 - 14:19

Shpend Ahmeti ka dalë i pari nga mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, me ç’rast tha se brenda mbledhjes u diskutua për dorëheqjet e fundit në këtë parti, raporton zeri.info.

Ndonëse lëshoi mbledhjen ende pa përfunduar, Ahmeti tha se doli për shkak se kishte mbledhje në komunë, jo për arsye tjera.

Kurse, nuk deshi ta komentojë fare dorëheqjen e Dardan Sejdiut, raporton tutje ‘Zëri.info’.

Mbledhja e sotme e Kryesisë është thirrur pas dorëheqjes së Kryetarit Visar Ymeri.

Ndërkohë, gjatë dites së sotme u raportua se dorëheqje nga pozitat drejtuese ka dhënë edhe Dardan Sejdiu./ZERI/